14:11 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Qeveria e Kosovës ndanë 20 mijë për familjen e Kujtim Veselit, 11 vjeçarit që u përdhunua dhe më pas u vra në Fushë Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u shqyrtua propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e 11 vjeçarit, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova, i cili u përdhunua dhe u vra nga i akuzuari S.O.

Kryeministri Kurti ka propozuar ndarjen e 20 mijë eurove për familjen e të ndjerit Veseli.

I ndjeri, që i përkiste komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik 2019 poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

S.O. më pas ishte dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale dhunim dhe vrasje.

Kjo ngjarje ngjalli protesta dhe reagime të shumta në komunitet, duke kërkuar drejtësi për të ndjerin dhe dorëheqjen e përgjegjësve të organeve të rendit./Indeksonline/