21:07 / E Premte, 25 Shtator 2020

Qeveria e Kosovës vjen me një vendim të ri për aktivitetet sportive gjatë pandemisë Covid-19

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja kundër Covid-19.

Tashmë është publikuar edhe rregullorja e re për aktivitetet sportive, fitneset dhe pishinat, shkruan IndeksOnline


Në vendimin e ri të Qeverisë, thuhet se lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, si dhe stërvitjet deri në 30 persona, e në organizimin e garave 50.

Ndërkaq, lejohen edhe fitneset e pishinat e mbyllura, por gjithmonë duke respektuar masat anti-Covid-19.

Gjithashtu, në njoftimi thuhet se matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objektin përkatës./IndeksOnline/