11:00 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qeveria e Serbisë dhe ajo maqedonase takohen në muajt e ardhshëm

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka bërë të ditur se pas bisedimeve me homologun e saj maqedonas, Zoran Zaev ka arritur një marrëveshje paraprake për seancën e përbashkët, e cila pritet të mbahet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.

Në një konferencë për media, Brnabiq ka thënë se takimi do të ketë në diskutim projekte konkrete për bashkëpunim ku do të punohet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme./Indeksonline/