Qeveria formon grup punues për vlerësimin e pronave të Trepçës
Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare “Trepça”.
Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Në përpjekje të pareshtura për funksionalizimin e “Trepçës”, si kompani ligjore e aftë për të operuar në tregun botëror, Qeveria ka themeluar dy grupe punuese – teknike, për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të saj, që ato të përfshihen në Statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” dhe njëkohësisht t’u përgjigjemi sindikalistëve të këtij gjiganti në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët. /Indeksonline/