13:46 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria fut në karantinë edhe 4 komuna

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin sot që të ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive- banesave të tyre edhe në disa komuna të tjera.

Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtërpcë, qytetarëve u ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, raporton Indeksonline.

“Është miratuar edhe vendimi për marrjen e masave për qarkullimin e personave fizikë jashtë shtëpive-banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive-banesave të tyre në komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë- Kosovë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu theksohet se përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia./Indeksonline/