13:26 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Qeveria gjermane deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të dridhet për herë të tretë brenda pak muajve.

Trupi i saj po dridhej gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane njoftoi se gjendja shëndetësore e kancelares është e mirë.

Skena të dridhjes kancelarja 65-vjeçare përjetoi edhe në takimet e 27 qershorit kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak intonoi himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.