08:48 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Qeveria Haradinaj lëshon sallën e Kuvendit

Kabineti qeveritar ka lëshuar sallën sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kjo ndodhi pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinajt, i cili tha se vetë opozita para tri javësh e ka refuzuar debatin.

Kryeministri deklaroi se janë të gatshëm për interpelancë dhe debat nesër ose kurdo qoftë që kërkon opozita, por që sipas tij sot s’do të qëndrojnë në Kuvend.

“Kam respekt për opozitën pasi kam qenë opozitë për tri mandate, e di se çka do të thotë.

I mirë i keq e keni programin tim qeverisës, mundeni me kërku. Ka ndodhë si ka ndodhë është votu propozimi për mosdebat. Nuk ju vi në debat. Harrone, mos boni hajgare kërkush!”, ka thënë Haradinaj./AktivPress