15:49 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Qeveria Hoti e ndanë ministrinë e ish-ministres Hajdari

Qeveria e Re në krye Avdullah Hotin në ditën e parë të punës e ka ndarë ministrinë e ish-ministres Rozeta Hajdarit, shkruan IndeksOnline.

Ky institucion tanimë nga emërtimi i “Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS)” ka ndryshuar në Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sikur dikur.

Së paku ky ndryshim i vërejt në Facebook ndonëse ende zyrtarisht nuk ka ndonjë informatë për këtë ndarje./IndeksOnline/