16:33 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

MSH përfiton mbi 1 milion euro nga Japonia, do t’i shfrytëzojë për blerjen e pajisjeve mjekësore

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot rekomandimin e dikasterit të Shëndetësisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë Japoneze.

Me këtë rast, Shëndetësia Kosovare do të përfitonte mbi 1 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve. /Indeksonline/