13:50 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria, merr vendimin për mbyllje të çerdheve publike dhe private

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja në kuadër të luftimit të virusit COVID-19.

Në vazhdën e masave të tjera të luftimit dhe parandalimit të COVIDIT-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve publike dhe private aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Janë obliguar të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës, që veprimtarinë tregtare ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVIDI-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve”, thuhet ndër të tjera nga Qeveria e Kosovës./Indeksonline/