09:14 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Qeveria e Kosovës sapo ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Para votimit, Projektbuxhetin e ka prezantuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Sipas saj rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2 për qind.

Bajrami ka thënë të gjitha parashikimet buxhetore shoqërohen me pasiguri për shkak të situatës me pandeminë, e cila mund të përkeqësohet.