16:14 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Qeveria miraton propozimin, Rashit Qalaj zgjedhet drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Ashtu siç ka raportuar Indeksonline gjatë ditës, Rashit Qalaj është zgjedhur drejtor i ri i Policisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj ka miratuar listën në të cilën Qalaj ishte me numrin më të madh të pikëve nga konkursi paraprak.

Pa asnjë kundërshtim, dhe me tri vota abstenuese, Qelaj është konfirmuar si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës./Indeksonline/