11:03 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / OSH

Qeveria miraton sanksionet ndaj Rusisë

Republika e Kosovës iu është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Vendimi për këto sanksione u morën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla në mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim dje mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

Këto janë pikat kryesore të sanksioneve:

Agresioni është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë demokracisë.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare.

Ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare.

Sanksione ndaj Elitave dhe akterëve politik rusë.

Individët do t’i nënshtrohen edhe ndalimit të udhëtimit.