15:25 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan mjete për pagesën e specializantëve të vetëfinancuar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të ruajtjes së stafit.

“Sipas analizave të bëra numri i kuadrove profesional në vend është i ulët. Sipas këtyre analizave ngrihen shqetësime. Këtë po e bëjmë me qëllim të ruajtjes dhe stimulim të stafit shëndetësor të cilët po migrojnë”, u shpreh ai.

Kurse Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur këtë lajm të mirë për specializantët, sepse sipas tij po krijohet një praktikë e mirë.