09:17 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Qeveria ndan mjete për shoqatat e pensionistëve e atyre të familjarëve të të zhdukurve

Në mbledhjen e 66-të të Qeverisë në detyrë, të mbajtur në mbledhje elektronike, Qeveria e Hotit ka miratuar Programin për komunitete, ka alokuar mjete për pagesën e sigurimit kufitar dhe ka dhënë mjete për kërkesat e pensionistëve dhe shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.

“Janë dhënë edhe mjete shtesë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e kryeministrit për financimin e kërkesave të shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve. 15 mijë euro janë alokuar për pensionet bazike-sociale; 15 mijë euro për financimin e kërkesave të shoqatave përkatëse të pensionistëve; 34. 610 euro për Zyrën e kryeministrit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve; 34. 610 euro për financimin e kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/