09:27 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Qeveria alokon 138 mijë euro për zgjedhjet, në Mitrovicën e Veriut

Qeveria e Kosovës ka alokuar buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.

Shuma e dhënë dhe e kërkuar nga KQZ-ja është 138 mijë e 940 mijë euro.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut dhe në Podujevë do të zhvillohen, më 29 nëntor.

Më herët gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria miratoi edhe projektbuxhetin për vitin 2021.