14:33 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Qeveria i jep 15 mijë euro për familjen e policit Thaçi dhe nga 10 mijë për dy policët e tjerë të lënduar

Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, mbledhjen e sotme e nisi sot me një minutë heshtjeje, në nderim të vdekjes së policit, Sami Thaçi, i cili vdiq gjatë kryerjes së detyrës në një aksion antidrogë, mbrëmë në Zhur në Prizrenit.

Me këtë rast, Qeveria alokoi 15 mijë euro për familjen e policit Thaçi, i cili do të varroset sot në orën 15:00.

Në këtë aksion, gjithashtu të lënduar mbetën edhe dy policë të tjerë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ku gjithashtu Qeveria ka dhënë nga 10 mijë euro.

Ndërsa, u mor vendimi, që çdo muaj familjarëve të policëve që vdiqën gjatë kryerjes së detyrës, t’u jepen nga 300 euro./Indeksonline