10:46 / E Martë, 09 Mars 2021

Qeveria obligon MPB-në dhe policinë për rritje të kapaciteteve për parandalimin e sulmeve kibernetike

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Avdullah Hoti ndër të tjera në vendimet e marra sot ishte edhe miratimi i vendimit me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në MPB, për zhvillimin e sistemeve elektronike.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI-MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi. Me këtë rast, obligohet ASHI-MPB të paraqesë për miratim në Qeveri Draftin e strategjisë së qeverisjes elektronike brenda tre (3) muajve si edhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast obligohet ASHI-MPB që të paraqesë për miratim në Qeveri, Draftin e strategjisë së qeverisjes elektronike brenda tre muajve si edhe Policia e Kosovës të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ndryshe gjatë kohës së fundit u raportua për disa sulme kibernetike kuadër të institucioneve shtetërore të Kosovës.