12:08 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / mp

Qeveria shkarkon bordin mbikqyrës të Trepçës, emëron bordin e përkohshëm

Qeveria ka shkarkuar bordin mbikqyrës dhe ka emëruar bordin e përkohshëm në ndërmarrjen Trepça.

Sipas arsyetimit të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, shkarkimi i bordit ka ardh si pasoj e dorëheqjes së 2 anëtareve të bordit dhe mos zbatimin e punëve sipas ligjit. Ndërsa ka emëruar anëtarët e përkohshëm me këtë përbërje.

Rrezarta Pllana kryesuese , Alban Krasniqi anëtar , Merita Beqiri Gashi anëtare Dragisha Kërstiq anëtar . Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, tha ministrja./Indeksonline/