09:17 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Qeveria shqiptare jep mbi 161 milionë euro për familjet e reja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se edhe me buxhetin e ri do të ofrohet mbështetje për familjet e reja.

Rama tha se është mbështetja do të jetë në vlerë prej 2 miliardë lekësh apo 161 milionë e 431 mijë 18 euro.

Ai theksoi se nga janari mbi 28 mijë e 813 fëmijë të posalindur kanë përfituar bonusin e bebës.

“Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë  Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes ”.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se do të bëhet:

322.86 euro për fëmijën e parë;

645.72 euro për fëmijën e dytë;

968.59 euro për fëmijën e tretë.