08:28 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qeveria sot nis punën me një minutë heshtje për Bushin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kabineti qeveritar sot ka filluar punën me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W Bush.

Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar ish-presidentit amerikan George H.W.Bush, i njohur si Bushi i vjetër.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

“Sot, filluam ditën e punës me një minut heshtje në nderim të Presidentit George HW Bush” ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook./Indeksonline/