14:13 / E Martë, 23 Maj 2023 / A. M.

Qeveria tregohet “dorëlirë” me Podujevën, i jep afro 700 mijë euro projekte!

Kryetari i Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka thënë se me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin për financimin e tri projekteve të mëdha infrastukrurore;

May be an image of 2 people

“Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €

“Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 €.

“Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €

Projektet do të fillojnë këtë vit, për të vazhduar edhe në vitin 2024”