15:00 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Qindra Porshe dhe Bentley në garazhin e aeroportit të Helsinkit, a e dini arsyen?

Pasojat e luftës në Ukrainë janë evidente në aeroportin e Helsinkit. Numër i madh makinash luksoze me targa ruse të parkuara aty ndodhen prej kohësh.

Finlanda është bërë një vend i madh tranziti për turistët rusë në rrugën drejt Evropës që kur BE mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë për sulmin e Moskës në Ukrainë.

Ata që duan të udhëtojnë në Evropë po kalojnë gjithnjë e më shumë kufirin me makinë, shkruan Indeksonline.

Qindra makina Porshe, Bentley, Mercedes dhe makina të tjera luksoze janë rreshtuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Helsinkit. Nuk është rastësi që të gjithë kanë targa ruse.

“Ka shumë turizëm rus në aeroportin e Helsinkit për momentin”, konfirmon ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto.

Sipas Gardës Kufitare Finlandeze, rreth dy të tretat e rusëve që kalojnë kufirin lindor të Finlandës hyjnë me viza Shengen të lëshuara nga një vend tjetër përveç Finlandës. Në krye të listës janë Hungaria, Spanja, Italia, Austria dhe Greqia.

Pakënaqësia me turizmin rus ka pasoja: nga 1 shtatori, Finlanda dëshiron të kufizojë numrin e vizave turistike ruse në dhjetë për qind të vëllimit aktual./Indeksonline/