14:40 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Qindra shoferë bllokohen në autostradë për mbi 15 orë, pas stuhisë së borës në Virxhinia

Qindra shoferë kanë mbetur të bllokuar në autostradën I-95 në jug të Uashingtonit, DC në Virxhinia për më shumë se 15 orë.

Kjo pasi rajoni u mbulua nga bora dhe akulli.

Sipas autoriteteve, një pjesë e autostradës është bllokuar pas një aksidenti që përfshinte gjashtë rimorkio me traktorë./Indeksonline/