23:11 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Qiratë shumë të shtrenjta në Londër, çifti udhëtojnë nëpër Evropë duke shpenzuar vetëm 100€ në javë

Qiratë në Londër janë shumë të larta, shumë të kushtueshme kështu që një çift britanik vendosi t’i jepte ‘grushtin’ kësaj pune, t’i paketojnë gjërat e tyre dhe të dalin rrugëve.

Muzikanti Aaron Gold nga Londra dhe Laura King nga Leeds, u takuan në universitet përpara se të bashkëjetonin.

24 vjeçarët donin të udhëtonin së  bashku, por meqë qiratë ishin shumë të larta në kryeqytet, atyre iu desh të bënin një alternative tjetër.

Dyshja blenë një minibus Renault Master 2009, paguan 4 mijë funta për automjetin dhe e blenë përmes Facebook-ut në janar të vitit 2019.

Që atëherë të dy kanë udhëtuar nëpër Evropë në shtëpinë e tyre komode dhe të lëvizshme, duke mbuluar 7.500 milje në të gjithë kontinentin, transmeton Indeksonline.

Ata shpenzuan vetëm 1.300 funta për renovim  dhe pas gjashtë muajve ishin në gjendje të transferoheshin, duke paguar vetëm 100 euro në javë për mirëmbajtjen e udhëtimit./Indeksonline/