15:54 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / L K

QKMF në Istog bëhet me drejtor të ri, Mujë Osmanaj merr detyrën

Mujë Osmanaj do të jetë drejtor i ri i QKMF-së në Istog.

Ish-drejtori i shëndetësisë në Istog ka pranuar detyrën nga drejtori i deritanishëm i këtij institucioni, Imer Vuthi.

“Sot nënshkrova kontratë katërvjeçare si drejtor i QKMF-Istog dhe bëmë pranim-dorëzimin e detyrës me ish drejtorin !
Shpresoj që këtë detyrë ta kryej me nder e perkushtim!
Falemnderit per perkrahjen” shkruan Mujë Osmanaj në njoftim./Indeksonline/