13:43 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

QKMF-ja e Istogut pajiset me aparaturë laboratorike

Qendra e Mjekësisë Familjare në Istog është pajisur sot me aparaturë të re laboratorike. Lajmin e ka dhënë drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Istogut, Mujë Osmanaj.

“QKMF-ja në Istog pajiset me aparaturë të re laboratorike!Stafit të laboratorit të udhëhequr nga dr.Ekrem Berisha i uroj punë të mbarë!Çdo gjë per pacientët” shkruan drejtori në njoftim.

Së fundi në qendrat mjekësore të Istogut ka filluar edhe renovimi i objekteve, lajm që është mirëpritur nga qytetarët./Indeksonline/