08:33 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis sot vaksinimi kundër gripit sezonal, në QKMF të Pejës

Qendra Kryesore e Vaksinimit, e cila funksionon në kuadër të QKMF-së njofton se nga 09.12.2019 (e hënë) në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare do të nisë shpërndarja dhe dhënia e vaksinës kundër gripit sezonal për pacientë me rrisk më të madh për t’u prekur nga ky lloj gripi.

Janë siguruar 6.000 doza vaksine, njofton dr.Dukagjin Sahatçiu-shef i vaksinimit në QKMF.

Ndryshe, javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dëshirojnë të rikujtojnë dhe informojnë qytetarët e Kosovës se, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSH-ja i ka porosituar rreth 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it./Indeksonline/