17:47 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

QKSGj e konsideron shqetësuese trendin e ulët të përfaqësimit të grave në listat partiake

Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare, kanë thënë se edhe këto zgjedhje, asnjë subjekt politik nuk garanton mundësi përfaqësimi të grave dhe burrave në parlament.

“Shumica e partive politike të cilat i kanë dorëzuar listat elektorale për zgjedhjet qëndrore të parakohshme, kanë prezantuar minimalisht gra, duke e përmbushur kuotën elektorale gjinore prej 30% e cila sipas ligjit për zgjedhje, është obligative për secilin subjekt për t’u çertifikuar.

QKSGj e konsideron shqetësuese këtë trend të ulët të përfaqësimit të grave në listat partiake”.

Mos-ofrimi i mundësive të barabarta për kandidim për gratë sikur për burrat thuhet se është tregues që partitë politike ende nuk kanë vullnet politik për avancimin e barazisë gjinore.

“Kjo përqindje e ulët e grave në lista zgjedhore e cila do të reflektojë edhe në përbërjen e legjislaturës, përveç që e mirëmbanë mendësinë dhe praktikat përjashtuese ndaj grave në politikë, ka ndikim negativ edhe në procesin e politikëbërjes duke qenë se nuk garanton gjithëpërfshirjen e të interesave të të gjitha grupeve identitare dhe ekonomike, ndër dhe brenda gjinore”, përfundon reagimin ky institucion./Indeksonline