12:28 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

QKUK flet rreth gjendjes së 23 vjeçares të aksidentuar te Rruga B

Si pasojë e aksidentit të djeshëm të ndodhur në Rrugën B në Prishtinë mbetën të lënduara dy gra, njëra nga të cilat ndërroi jetën mbrëmë në QKUK.

Kurse e aksidentuara tjetër po vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” edhe zëdhënësi për media pranë Qendrës Klinike Universitare, Shpend Faziliu.

Sipas tij 23 vjeçarja, F.R po vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë dhe ndodhet akoma në përkujdesje të stafit të mjekimit intensiv.

“Sipas mjekëve të intensives, gjendja e pacientes vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit të mjekimit intensiv” ka thënë Faziliu.

Ndryshe, ngasësi i automjetit i përfshirë në këtë aksident është arrestuar sot dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/