23:55 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / S Z

QKUK: Gjendja e të plagosurve në Pejë e rëndë, po vazhdon trajtimi i tyre

Tre personat që u plagosën sonte me armë zjarri në Pejë tashmë kanë mbërritur në QKUK.

Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.

Kujtojmë se tre të plagosurit janë babai Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti.