17:14 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

QKUK: Gruaja lind para kohe, dyshohet si pasojë e dhunës nga burri

Një grua ka lindur foshnjen e saj, para kohe.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha Ndrejaj për klankosova.

Aktualisht 22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.