11:48 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

QKUK me njoftim zyrtar për vdekjen e Vokrrit

Fadil Vokrri, legjenda e futbollit shqiptar ka ndërruar jetë edhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor brenda qendrës emergjente në QKUK.

Kështu ka thënë për “Indeksonline”, drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani.

“Edhe përkundër të gjitha masave reanimatore të marra nga ekipi mjekësor, pacienti ka ndërruar jetë.” është shprehur Lenjani.

Ndryshe, mësohet se Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, që e ka kapluar gjatë ditës së sotme./Indeksonline/

Temat: