13:02 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

QKUK me pajisje CT 16, Ismaili thotë se po zgjidhet një nga problemet kryesore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të bëhet me pajisje  moderne që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop.Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë se me ardhje e këtyre pajisjeve do të zgjidhet problemet me pajisje dhe prishjen e tyre.

“Pas grantit 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, tani do të vijë edhe kontingjenti i parë me pajisje moderne për QKUK-në, që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop etj”.

“Me ardhjen e këtyre pajisjeve ne po fillojmë që ta zgjidhim edhe një nga problemet kryesore, që është mungesa dhe prishja e pajisjeve. Kjo është vetëm faza e parë e prurjeve të pajisjeve të reja. Në javët dhe muajt në vazhdim do të vijnë edhe aparatura të tjera, të cilat do të ndryshojnë tërësisht dinamikën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka shkruar Ismaili në facebook.

Temat: