08:21 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

QKUK në grevë, qytetarët të mllefosur

Shumë pacientë mëngjesin e sotëm janë kthyer mbrapa nga QKUK pasi qysh në orën 07:00 të mëngjesit ka filluar greva tetë orëshe në të gjitha Klinikat Universitare, përjashtim të Klinikës Emergjente.


Qytetarët që kishin mësyrë QKUK-në mëngjesin e sotëm shprehen të mllefosur me gjendjen, ndërsa fajësojnë institucionet e vendit.


Ndërsa, zyrtarë të Federatës së Shëndetësisë e arsyetojnë grevën.
Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e pezullimit të Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese.