10:09 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

QKUK së shpejti me rezonancë të dytë dhe CT të re

Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.

Sipas një njoftimi të QKUK, këta persona më nuk do të kenë nevojë për pritje, përderisa imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë. 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kompjuterizuar (CT). 

Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët.