13:25 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

QKUK: Sigurohet materiali për intervenime në sy

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka siguaruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin  tjetër që nevojitet gjatë operacionit.

Pacientët deri tashti e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK-ja ka dhënë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve.

Tashti, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.

Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.