14:28 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

QKUK tregon për gjendjën shëndetësore të 26 vjeçarës që u gjet sot

Gjatë ditës së sotshme u gjet 26 vjeçarja e zhdukur, Egzona Islami Ferati nga Skenderaj.

Ajo u gjet në fshatin Gllanasellë. 26 vjeçarja ksihte një javë që ishte zhdukur, transmeton Indeksonline.

Drejtoresha kujdestare, Dafina Basholli për Klan Kosova ka treguar se Egzona kishte ardhë në QKUK me vetëdije por jo komunikative pasi që kishte qëndëruar në teperatura të ftohta.

Tutje, Basholli tregon se tash gjendja e 26 vjeçares ëhstë stabilizuar dhe i është ngritur temperatura trupore dhe pulsin e ka të rregulluar.

Në fund, ajo njoftoj se Egzona tashmë ka filluar të komunikoj dhe se po priten rezultatet e analizave nga laboratori./Indeksonline/