14:19 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

QNR tregon për rastet e parregullta që kanë gjetur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe u bë raportimi nga Qendra për Numërimin e Rezultateve.

Sipas kësaj qendre, ka thënë se kanë vërejtur 30 raste të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta.

Sipas QNR-së, kanë vërejtur se janë 22 zarfe të votimit me kusht, por të cilat nuk kanë nënshkrimin në listën e votuesve.

Ndërsa, sipas tyre, gjithashtu edhe në një vendvotim në Prizren, ka pasur mospërputhje të votave./Indeksonline/