21:34 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Quagliarella bëhet “më plaku” që ka shënuar për Italinë

Fabio Quagliarella është rikthyer në formë në moshën 36 vjeçare ku edhe është ftuar në Kombëtaren e Italisë.

Përveç formës së jashtëzakonshme në Serie A, sulmuesi ka gjetur golin edhe me Italinë, shkruan Indeksonline.

Ai ka shënuar dy gola kundër Liechtensteinit në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Këto gola Quagliarella i shënoi në moshën 36 vjeç e 54 ditë dhe bëhet futbollisti më i vjetër që shënon për Italinë. /IndeksOnline/