16:32 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Quagliarella po rinohet, thyen rekord në Serie A

Fabio Quagliarella është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A me Sampdorian.

35 vjeçari ka rigjetur vetën dhe po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij të gjatë, shkruan Indeksonline.

Ai bëhet italiani i parë në Serie A që arrin të shënoj në tetë ndeshje.

Këtë rekord e mbante Vieri në vitin 2002 dhe që atëherë asnjë vendas nuk kishte shënuar në tetë ndeshje radhazi. /IndeksOnline/