19:40 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qumështarët të unifikuar protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës

Qumështarët e Kosovës nesër më 29 shtator me fillim në ora, 13:00 do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, pastaj ka Katedralja, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës.

“Tek Qeveria e Kosovës do të shprehim indinjatën tonë kundrejt qetësisë ndaj vajit të palmës që përveç që po na falimenton neve si qumështarë, është duke e shkatërruar edhe shëndetin e konsumatorit”, ka bërë të ditur Ramadan Memaj nga  Këshilli koordinues ndërmjet shoqatave.

Pas protestës, rreth orës 14:00, ata do të mbajmë një konferencë për media për të shpjeguar kërkesat dhe veprimet e mëtutjeshme.