17:12 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Qumili merr vizën shengen: Priteni ju liberalizimin, prit magar se del bar!

Humoristi i njohur kosovar, Sevdai Radogoshi i njohur për publikun si Qumili, ka marrë vizën shengen.

Ai këtë lajm e ka ndarë edhe me të tjerët në llogarinë Instagram, përmes një fotografie, ndërsa ka ironizuar me procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, që po vazhdon të shtyhet, shkruan Indeksonline.


Qumili tregon vizën në pasaportën e tij, teksa shkruan: Pritni ju liberalizimin, Prit magar se del barë.. Me pas liberalizim ket vit ma kishin dhan per 3 muaj sa i perket./Indeksonline/