13:54 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Quni i gëzohet miratimit të projektligjeve: Edhe një fitore për Kosovën

Deputeti i Kuvendit i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Anton Quni, njëherësh ish komandant në luftën e Kosharës i është gëzuar votimit të tri projektligjeve për FSK-në, të cilat do mundësojnë edhe formimin e ushtrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Quni tha se se me këtë rast uron që ushtria jonë së bashku me trupat e NATO-së të jenë garantues të paqes në Kosovë si dhe t’i shërbejnë paqes kudo që ajo angazhohet nënë ombrellën e KB-së dhe NATO-s.

“Edhe një fitore per Kosovën

Sot është ditë e veçantë, do të thoja solemne për qytetaret, ushtaret dhe oficieret, por edhe per ne deputetet, qe me unitetin tone po tregojme perkushtimin qe edhe Kosova po e trason rrugën për forcen e vet ushtarake.

Me kete rast une dua të shprehi vetem urimet me te mira me deshiren dhe lutjen qe kjo force, së bashku me trupat e NATO-së te jetë garantuese e paqes ne Kosove si dhe ti sherbejë paqes kudo qe ajo angazhohet nen ombrellen e KB-se dhe NATO-s.

Uroj qe djemtë dhe vajzat t’u sherbejnë me nder te gjithë qytetareve te Kosoves pa asnjë dallim, t’i arrijne standardet me te larta profesionale dhe te jenë shembulli me i mire i punes se perbashket.

Kudo nëpër misionet e perbashketa paqesore, sa do qe të jenë larg Kosoves dhe familjeve, krahas aleateve dhe miqëve tane, gjithnjë t’i prezentojnë vlerat tona si popull paqesor dhe liridashes.

E për ata qe ende ëndërrojnë kthimin me forcë në Kosovë apo në një pjesë të saj nga sot le të kuptohet se po ia mësyen ta e bëjnë këtë, këtu do t’i pret një forcë e përgaditur mirë, e pakalueshme dhe me te cilen nuk ja vlen me i kryqezu armet.

Kjo force tani e gezon mbeshtetjen e plotë nga qytetaret dhe si e tille do te njeh vetem fitore.

Urime dhe suksese! AQ./Indeksonline/