19:20 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qytetarë kujdes, në Prishtinë dy kuaj po lëvizin nëpër qytet (Video)

Sonte jo vetëm në kryeqytet, por në tërë trojet shqiptaret, rrugët janë të stërmbushura me shqiptarë që kanë dal të festojnë për ditën e Flamurit, 28 nëntorin.

Në kryeqytetin tonë, sikurse çdo vit, edhe sonte rrugët kanë nisur të mbushën me njerëz që përkundër të ftohtit, nuk hezitojnë të dalin, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, pos njerëzve, sot në kryeqytet janë parë edhe kafshë që lëvizin lirshëm në orët e mbrëmjes.

Në një video që një lexues i Indeksonline ka dërguar në redaksi, shihen dy kuaj duke ecur në mes të rrugës B në kryeqytet.

Vetura parakalon dy kuajt, të cilët pa frikë ecin përreth veturave të shumta që sonte po qarkullojnë nëpër rrugë. /Indeksonline/