Qytetarët ankohen se që 3 javë komuna e Prishtinës nuk po ua mbyllë gropat septike
Gropat septike apo ndryshe “shatkat” janë një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen pothuajse çdo ditë qytetarët e Kosovës, e në veçanti ata të Prishtinës.
Banues të një lagje në kryeqytet janë ankuar se gropat në rrugën ku ata kalojnë çdo ditë janë dëmtuar shumë dhe po shfaqin rrezik për qytetarët.
Nderim Qyqalla nga rruga “Bedri Shala” në lagjen e Muhaxherëve ka thënë për Indeksonline se me dhjetëra e qindra herë kanë telefonuar në komunën e udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe nuk ka pasur rezultat.
“Komuna e Shpendit, 1000 thirrje në ditë edhe sen. Kemi telefonuar në numrin 080012233 po veç hajgare bon me qytetarë”, ka thënë Nderimi.
Sipas tij, edhe kryetari Ahmeti është në dijeni për ankesat e banorëve të kësaj lagje, pasi janë bërë 20 ditë që kur gjendja është përkeqësuar.
Nderimi ka dërguar disa fotografi të gropave që janë në gjendje të tmerrshme, e të cilat janë rrethuar me shiritë nga vet banorët e lagjes.
Ai thotë se zyrtarët komunalë vetëm vijnë bëjnë fotografi dhe kthehen, pa ndonjë rezultat.
Më poshtë foto të dërguara në redaksinë e Indeksonline.