19:26 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Anarkistët rregullojnë vetë gropat e qytetit në Amerikë [Foto]

Në Portland, Oregon, një grup i organizuar anarkistësh po protestojnë ndaj vëmendjes jo adekuate të qytetit për gropat që gjenden në rrugë, duke i rregulluar vetë ato.

Ky grup tashmë ka marrë pjesë në tre blloqe, e të cilat grupi i sheh si një efekt anësor i një institucioni të dështuar, dhe nuk kërkojnë leje sepse “këto janë rrugët tona” thonë ata.

PARC ( Portland Anarchist Road Care ) e cila përbëhet nga një grup i vogël miqsh, besojnë se mënyra më e mirë për të rregulluar rrugët në Portland është shkatërrimi i strukturave organizative të qytetit që i mbajn ato, transmeton IndeksOnline.

Të pajisur me mjetet themelore, material dhe maskat në fytyrë, anëtarët e PARC kanë ndrequr tashmë disa rrugë që janë mjaft të frekuentuara në qytet.

“Ne besojmë se mënyra për të arritur aksesin për të gjithë është duke dekonstruuar shtetin dhe kapitalizmin, si dhe hierarkitë e tjera shtrënguese që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Është kjo filozofi lëvizëse që motivon veprimet tona, jo vetëm për të rregulluar gropat, por për të marrë pushtetin nga shteti, në duart e njerëzve ” , deklaruan PARC. /IndeksOnline/