75 Mall Live Search
17:58 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mitrovicasit vazhdojnë të presin, ende nuk ka filluar shitja e biletave për ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe

Se asgjë nuk po funksionon siç duhet me shitjen e biletave për ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe, e dëshmon edhe storia e mëposhtme.

Në qytetin e Mitrovicës ende nuk ka filluar shitja e biletave, pavarsisht se FFK-ja ka caktuar në këtë qytet një pikë shitëse.

Një qytetar ka konfirmuar për IndeksOnline se pritjet e qytetarëve kanë filluar nga ora, 11:00.

Megjithatë, deri më tani ende nuk ka ndonjë shënjë për fillimin e shitjes së biletave.

Tutje, qytetarët kanë telefonuar në vazhdimësi zyrtarët e FFK-s, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigjje adekuate./IndeksOnline/