08:34 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Qytetarët: Institucionet të punojnë më mirë, mos t’i rritin vetëm pagat e veta

Ndërkohë që e kremtja po vazhdon në qendër të qytetit, qytetarët vitin e ri 2018 e presin me shpresë për më shumë paqe dhe begati.

Ata nën tingujt e muzikës dhe fishekzjarrëve urojnë që gjatë këtij viti të ketë më shumë punësim.“Të ketë më shumë paqe dhe shëndet. Po, definitivisht ma merr mendja se po. Urime të gjithëve”, thotë një qytetare.

Edhe një qytetar tjetër që kishte dalë për të festuar vitin e ri, thotë se vitin 2018 shpreson të ketë më tepër punësim për të rinjtë dhe pret më shumë përgjegjësi nga institucionet e vendore. “Presim më mirë për të punuar në këtë drejtim dhe jo me i rrit pagat e veta”, shprehet ai duke buzëqeshur.