23:27 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Harrohet ideja e zhvendosjes së institucioneve në Hajvali

Javë më parë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli patën dhënë një propozim që institucionet shtetërore të zhvendosen në periferi të Prishtinës, saktësisht në Hajvali, shkruan Indeksonline.

Por, që nga ajo ditë kjo temë më asnjëherë nuk u diskutua nga krerët e vendit.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë, Donjeta Gashi për të parë nëse ka ndonjë vendim sa i përket kësaj çështje.

“Ende nuk ka asnjë risi sa i përket kësaj çështje”, ka thënë shkurt Gashi.

Jo të gjithëve u ka pëlqyer ideja e zhvendosjes së Qeverisë së Kosovës në Hajvali, pasi për shumë zyrtarë, kjo zhvendosje është konsideruar jashtëzakonisht e kushtueshme për buxhetin e shtetit./Indeksonline/